Site icon Telegrafi

Fabrika e Birrës Peja ndriçohet me flamurin amerikan, në nderim të viktimave të 11 Shtatorit

Sot 22 vite më parë Shtetet e Bashkuara të Amerikës u përballën më sulmin më të madh terrorist në histori të vendit.

Kullat Binjake në Nju Jork u sulmuan, dhe në ngjarjen që njihet si “11 Shtatori”, rreth 3 mijë persona të pafajshëm mbetën të vrarë.

Kosova si vend mik dhe partner i besueshëm i ShBA-së, çdo herë përkujton në këtë ditë viktimat e “11 Shtatorit”. Ashtu si shumë institucione shtetërore që gjatë ditës kishin organizuar shumë aktivitete në nderim të viktimave, edhe Birra Peja vendosi ta mbyllë ditën me një aktivitet të tillë.

Birra Peja ndriçoi fabrikën e saj në Pejë, duke e vendosur një animacion të flamurit amerikan ku në të shkruante: “Ne, nuk do të harrojmë kurrë!“.

Kujtojmë se Birra Peja është birra më e popullarizuar në Kosovë dhe fabrika e saj është e standardeve më të larta teknologjike. Ajo së fundi ka lëshuar në treg birrën CRUDO, e cila është pritur jashtëzakonisht mirë nga adhuruesit e birrës. /Telegrafi/

Exit mobile version