Telegrafi

Fabregas zgjedh Manen si lojtarin më të mirë në Ligën Premier

Mesfushori spanjoll, Cesc Fabregas ka zgjedhur yllin e Liverpoolit, Sadio Mane, si lojtarin më të mirë aktual në Ligën Premier.

Në një seancë pyetjesh dhe përgjigje në Twitter, lojtari aktual i Monacos u pyet që të zgjedhë lojtarin më të mirë në kampionatin elitar anglez.

Fabregas u përgjigj thjesht dhe i bindur plotësisht se ylli i Liverpoolit, Mane, është më i mirë.

Lexo po ashtu Sadio Mane fiton çmimin si “Lojtari më i mirë afrikan”

“Mane për mua”, ishte përgjigja e shkurt e Fabregasit.

Mane dhe Fabregas si rival para disa vitesh

Ky vlerësim i spanjollit vjen në të njëjtën ditë kur Mane u votua si lojtari më i mirë afrikan për vitin 2019, pasi luajti një rol kryesor në triumfin e Ligës së Kampionëve për Reds.

Mane ka luajtur në nivele të larta për klubin dhe vendin gjatë vitit të kaluar dhe tashmë ka 11 gola dhe gjashtë asistime në Ligë Premier këtë sezon. /Telegrafi/