Telegrafi

Fabregas: Vështirë të bësh jetë si të Messit

Cesc Fabregas ka thënë se ia ka lakmi Lionel Messit se si ka qenë i përulur gjatë karrierës së tij. 

Ylli i Barcelonës dhe Argjentinës, ka luajtur së bashku me Fabregasin dite vite së bashku.

“Unë e admiroj Messin shumë, pasi edhe përkundër asaj që ka arritur në futboll, kush është ai për çdo fëmijë në botë, dhe për çdo njeri që e do futbollin, ai ka mbetur i thjeshtë”.

“Ashtu është ai, mënyra se si i trajton të tjerët, mënyra si jeton, jeta me gruan e tij, me fëmijët është totalisht normale”.

“Nuk është e lehtë. Nuk është e lehtë në këto ditë kur dihet se sa fiton dhe je në krye për disa vite, je lojtari më i mirë në botë dhe të qëndrosh normal me të tjetër. Po ai është shumë i thjeshtë”.

“Unë e vlerësoj shumë dhe e konsideroj mik timin, por nuk është e lehtë të jesh fantastik siç është ai”, ka thënë Fabregas. /Telegrafi/