Telegrafi

Fabregas: Neymari ka cilësitë e Ronaldinhos, ka gjithçka për të qenë më i miri

Cesc Fabregas ka thënë se Neymar ka cilësi të nivelit të Ronaldinhos dhe ka gjithçka për të qenë më i miri në botë.

Reprezentuesi brazilian u largua nga Camp Nou drejt Paris Saint-Germain në vitin 2017 si pjesë e një marrëveshje transferimi prej 222 milionë eurosh.

Megjithatë, që nga largimi i tij, Neymar gjithmonë është lidhur me një rikthim në Camp Nou dhe ish-bashkëlojtari i tij, Fabregas ka thënë se ai ishte shumë i dashur në ekipin e Barcelonës.

Lexo po ashtu Shifra e pabesueshme që PSG ka paguar për çdo ndeshje të Neymarit që nga transferimi i tij në vitin 2017

Sipas spanjollit, Neymari ka cilësitë e Ronaldinhos dhe ka gjithçka për të qenë më i miri në botë.

“Neymar është një individ i veçantë, ai ka cilësi të nivelit të Ronaldinho. Ai është një superyll që bën ndryshimin kur dëshiron”, ka thënë fillimisht Fabregas.

“Ka kaluar një kohë që kur luaja me të dhe ai së fundmi na mposhti në dy ndeshje me PSG”.

Lexo po ashtu Dhjetë futbollistët që kanë fituar më shumë çmimin ‘lojtari i ndeshjes’ në dekadën e fundit

“Lionel Messi, Luis Suarez dhe pjesa tjetër pëlqenin ta kishin në ekip sepse në çdo moment ai mund të të jepte një asistim ose të dribloj, diçka që është e vështirë në një ndeshje të barabartë”.

“Ai ka gjithçka për të qenë më i miri. Në fushë ai është një djalë shumë i mirë. Ai është si një fëmijë; ai është gjithmonë i lumtur dhe shijon jetën”, përfundoi ylli spanjoll. /Telegrafi/