La Repubblica shkruan se Chelsea mund ta përdorë kartonin e Cesc Fabregas për ta mbyllur marrëveshjen me Napolin për Maurizio Sarrin dhe Jorginhon.
Sipas kësaj gazete është presidenti Aurelio De Laurentiis është ai që e kërkon Fabregasin dhe beson që do të futet në bisedime.
“Carlo Ancelotti do të ishte i qetë me eksperiencën që ofron futbollisti spanjoll”, mësohet te ketë thënë De Laurentis.
Megjithatë ky lajm ka ende shumë të panjohura, pasi nuk dihet se përfshirja e 31- vjetarit sa do ta zbresë çmimin e marrëveshjes që është 65 milionë euro.
Cmimim ky për të cilin pritet të kalojnë Maurizio Sarrin dhe Jorginhon te Chelsea.
Fabregas nuk është i panjohur për thashethemet që e lidhin me Serie A, pasi që ka qenë i lidhur me klube si Milan e Inter në vitet e fundit.
Napoli është duke bërë disa ndryshime në skuadër, ku ardhja e Carlo Ancelotti ka bërë që të ketë besim në kapim napolitan. /Telegrafi/