Telegrafi

Fabregas kërkohet edhe nga Marseille

Getty Images

Përveç Milanit, edhe Olympique de Marseille është duke lëvizur drejt Cesc Fabregas.

Mesfushori spanjoll nuk po ka shumë minuta në fushë te Chelsea dhe kështu shumë skuadra kanë shfaqur interesim për atë.

Sipas spanjolles Sport, tashmë Milani ka një rival të ri për Fabregas pasi klubi francez e ka seriozisht për atë.

Te Marseille aktualisht është Andoni Zubizarreta, ish-drejtori sportiv i Barcelonës, njeriu që e kishte sjell lojtarin në Camp Nou nga Arsenali.

Në këtë sezon Fabregas ka shënuar katër gola dhe ka asistuar nëntë herë. /Telegrafi/