Cesc Fabregas ka thënë se do të ishte i hapur të rinovonte kontratën me Chelsean, por e pranuan gjithashtu se Blutë nuk do të jenë klubi i tij i fundit.
31-vjeçari do të jetë jashtë kontratës me Chelsean në verën e ardhshme dhe Fabregas ka zbuluar se asnjë ofertë për marrëveshje të re nuk i është dorëzuar atij nga klubi.
Fabregas pranon se koha e tij në Stamford Bridge është duke përfunduar, edhe pse ai do të dëshironte të vazhdonte progresin e tij në Chelsea.
Kur u pyet nëse ai do të jetë i hapur për të nënshkruar një marrëveshje të re në Chelsea, Fabregas u përgjigj pozitivisht.
“Po unë jam shumë i hapur për këtë”, ka thënë fillimisht Fabregas për mediat angleze.
“Për të qenë i sinqertë klubi nuk ka thënë asgjë, në fund të ditës kam të mbetura edhe tetë muaj, por do të doja të qëndroja në klub”.
“Kam qenë shumë i lumtur për katër vjet e gjysmë këtu, kemi pasur sukses të madh, kemi fituar shumë gjëra. Mendoj se kam një mirëkuptim të mirë me tifozët dhe lojtarët”.
“Nuk e besoj se do ta përfundoj karrierën te Chelsea. Pëlqej një aventurë të re larg Evropës”, përfundoi spanjolli. /Telegrafi/