Cesc Fabregas besohet se do të largohet nga Chelsea gjatë afatit kalimtar të janarit.
Mesfushori spanjoll është futur në vitin e fundit të kontratës me Chelsean.
Klubi anglez i ka ofruar rinovimin e kontratës por palët janë ende larg një marrëveshje.
31-vjeçari në rast se nuk pranon rinovimin e kontratës, atëherë mund të largohet qysh në janar.
Chelsea po synon të fitojë së paku pesë milionë euro nga shitja e spanjollit në janar nëse nuk arrihet marrëveshja për zgjatjen e kontratës.
Atletico Madrid është duke u interesuar për ta rikthyer Fabregasin në La Liga.
Por përveç klubit madrilen, Fabregas ka edhe dy opsione për të vazhduar karrierën në Serie A.
Napoli dhe Milan janë dy ekipet italiane që po interesohen për mesfushorin spanjoll.
Fabregas nuk ka luajtur shumë nën drejtimin e trajnerit Maurizio Sarri, dhe kjo është arsyeja që po dëshiron largimin nga Londra. /Telegrafi/