Cecs Fabregas do të përballet me skuadrën që e bëri të njohshëm në botën e futbollit.
Arsenali do të jetë sot mysafirë i skuadrës së Chelseat, ku do të zhvillojnë takimin e xhiros së pestë të Ligës Premier.
E mesfushori spanjoll ka folur për ish-trajnerin te Arsenali, Arsene Wengerin, të cilin e konsideron si baba.
“Unë e dua Arsene Wengerin si njeri, e dua natyrisht edhe si trajner. Gjithmonë do të them se ai është si një baba për mua dhe gjithmonë do të jetë”, tha Fabregas.
Kujtomë se 30-vjeçari ka luajtur tetë sezone, ku ka pasur 212 paraqitje dhe ka shënuar 35 gola. /Telegrafi/