Telegrafi

Fabio Vieira: Arsenali ishte shans i rëndësishëm, Liga Premier e vështirë

Fabio Vieira është i vetëdijshëm se jeta në Ligën Premier nuk do të jetë e lehtë, pasi ai përgatitet të përfundojë një transferim prej 30 milionë funtesh  nga Porto në Arsenal.

Mesfushori portugez pritet të kompletoj shumë shpejt transferimin në Emirates, pasi Arsenali është pajtuar me Porton për një marrëveshje.

Vieira tani është duke u përgatitur për sfidat më të vështira në ligën angleze, me 22-vjeçarin që zotohet të bëjë gjithçka që mundet për të bindur Mikel Artetën dhe tifozët për vlerat e tij.

Lexo po ashtu Nga një fëmijë pa para, pa besimin e trajnerëve të akademisë, në atë që cilësohet tani si një mesfushor me të ardhme të ndritur - kush është Fabio Vieira

Portugezi kreativ ka thënë se ai kurrë nuk ka qenë duke u përpjekur për një lëvizje gjatë afatit kalimtar të verës, por është i lumtur që i është dhënë një mundësi për t’i treguar Arsenalit se çfarë mund të bëjë.

“Unë kam qenë gjithmonë i lumtur në Porto, por ky shans është i rëndësishëm për çdo profesionist”, ka thënë fillimisht Vieira për The Mirror.

Lexo po ashtu Me Fabio Vieira në skuadër - Arsenali i Mikel Artetas kërkon të krijojë një formacion të frikshëm edhe me katër yje të tjerë

“Të luash në Ligën Premier nuk do të jetë e lehtë dhe premtoj vetëm të punoj, të punoj, të punoj”.

“Agjenti im ka punuar në marrëveshjen mes dy klubeve dhe unë e pranova marrëveshjen sepse ishte e rëndësishme për të gjitha palët. Unë e kam parë gjithmonë Ligën Premier në TV”, përfundoi mesfushori. /Telegrafi/