Telegrafi

Fabio Paratici zbarkon në Itali, do të takohet me tri klube për shitje dhe blerje të futbollistëve

Fabio Paratici ka zbarkuar në Itali, ku ka planifikuar tri takime të rëndësishme me drejtuesit e klubeve italiane.

Ish-shefi i Juventusit tani në rolin e drejtorit të Tottenham Hotspur do të takohet me drejtuesit e Milanit, Romës dhe Sampdorias.

Sky Sports ka raportuar se Paratici do të bisedojë me Maldinin për huazimin e mbrojtësit Japhet Tanganga te Milani që do ta ketë në fund të sezonit edhe opsionin e blerjes.

Ndërkohë me drejtuesit e Sampdorias, drejtori i Spurs do të bisedojë për Bryan Gil i cili do t’iu bashkohet skuadrës italiane si huazim.

Krejt në fund pritet që të ketë një takim mes Paraticit dhe shefit të Romës, Tiago Pinto. Tottenham synon transfeirmin e Nicolo Zaniolos dhe Roma mund ta shes atë pasi kanë siguruar shërbimet e Paulo Dybalas.

Gjithsesi kryeqytetasit italian nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e yllit të tyre pa u paguar shuma e 60 milionë eurove.

Për Zaniolon interesim të madh ka shfaqur edhe Juventusi, por që ende nuk e kanë bindur Romën me ofertat e tyre. /Telegrafi/