Fabio Paratici ka zbarkuar në Itali, ku ka planifikuar tri takime të rëndësishme me drejtuesit e klubeve italiane.
Ish-shefi i Juventusit tani në rolin e drejtorit të Tottenham Hotspur do të takohet me drejtuesit e Milanit, Romës dhe Sampdorias.
Sky Sports ka raportuar se Paratici do të bisedojë me Maldinin për huazimin e mbrojtësit Japhet Tanganga te Milani që do ta ketë në fund të sezonit edhe opsionin e blerjes.
Ndërkohë me drejtuesit e Sampdorias, drejtori i Spurs do të bisedojë për Bryan Gil i cili do t’iu bashkohet skuadrës italiane si huazim.
Krejt në fund pritet që të ketë një takim mes Paraticit dhe shefit të Romës, Tiago Pinto. Tottenham synon transfeirmin e Nicolo Zaniolos dhe Roma mund ta shes atë pasi kanë siguruar shërbimet e Paulo Dybalas.
Gjithsesi kryeqytetasit italian nuk e kanë ndërmend ta lejojnë largimin e yllit të tyre pa u paguar shuma e 60 milionë eurove.
Për Zaniolon interesim të madh ka shfaqur edhe Juventusi, por që ende nuk e kanë bindur Romën me ofertat e tyre. /Telegrafi/