Telegrafi

Fabio Grosso i bën një kërkesë interesante Buffonit pas pensionimit nga futbolli

Fabio Grosso i ka thënë se ish-shokut të tij të skuadrës Gianluigi Buffon se duhet të hyjë në zejen e trajnerit.

Legjenda e Juventusit dhe Italisë njoftoi sot (e mërkure) pensionimin e tij nga futbolli, derisa së fundmi ka luajtur për Parman.

Fabio Grosso, i cili udhëhoqi Frosinone në promovimin e Serie A sezonin e kaluar i ka bërë një ftesë interesante Buffonit.

Lexo po ashtu “Kjo është e gjitha njerëz" - Buffon pensionohet nga futbolli

Ai ka thënë se gardiani legjendar nuk duhet të shkëputet nga futbolli dhe të fillojë menjëherë karrierën si trajner.

“I dashur Gigi, ti ishe më i forti ndonjëherë, tani të sugjeroj të bëhesh trajner”, ka thënë Grosso.

“Por, së pari ju duhet të rikuperoni të gjithë energjinë tuaj sepse keni vërtet nevojë për shumë për ta bërë atë”, ka shtuar më tej ai. /Telegrafi/