Fabinho iu dhurua një orë e markës së njohur Rolex pasi bëri përshtypje në debutimin e tij në Superligën e Arabisë Saudite, edhe pse ai e hoqi aksidentalisht dhuratën disa momente më vonë, duke i rënë në tokë.
Reprezentuesi 29-vjeçar brazilian, i cili iu bashkua Al-Ittihad nga Liverpooli muajin e kaluar për 45 milionë euro, u bashkua me N’Golo Kante në mesfushë, ndërsa skuadra e Nuno Espirito Santo mori një fitore të lehtë 3-0 kundër Al-Raed.
Pas vërshëllimës së fundit, ish-mesfushori i Monacos po shkonte drejt daljes kur u ndalua nga një tifoz i ekipit të tij.
Më pas, për habinë e madhe të Fabinhos, tifozi vendosi t’ia dhuroj një orë të markës së njohur Rolex, duke ia vendosur në dorë.
Fabinho was gifted a Rolex by a fan because he played well… A FAN.
Na we can’t compete with Saudi 😂😂 pic.twitter.com/VgDWduDeEB
— The Kop Watch (@TheKopWatch) August 14, 2023
Por siç mund ta shihni në pamjet e mëposhtme, ajo orë e shtrenjtë ra në tokë ndërsa ai u largua pasi nuk e kishte vendosur siç duhet.
Ndryshe, në fillim të këtij viti, ish-sulmuesi i Al-Hilal, Odion Ighalo na dha një pasqyrë se si skuadra saudite udhëton në ndeshje kur ai filmoi udhëtimin e tij në aeroplanin luksoz Boeing 747-400.
34-vjeçari, i cili ka luajtur në Lindjen e Mesme për dy vjet, postoi për 90 sekonda xhiron brenda Boeing 747-400 privat, i cili është me qira nga Princi Alëaleed bin Talal.
Sipas faqes Aeroaffaires, besohet se avioni kushton 220 milionë dollarë. /Telegrafi/
Fabinho was given Rolex watch by a random Al-Ittihad fan because he played well. How the hell do you compete with that as a football fan?😂
— FCB Albiceleste (@FCBAlbiceleste) August 15, 2023