Site icon Telegrafi

Fabinho: Do të përpiqem ta bind Mbappen t’i bashkohet Liverpoolit

Fabinho ka zbuluar se do të përpiqet që ta bind ish-bashkëlojtarin e tij, Kylian Mbappe, që t’i bashkohet Liverpoolit.

Mesfushori brazilian u transferua para disa javës nga Monaco tek Reds për një shifër të raportuar prej 45 milionë eurosh.

Pas tij, Reds transferuan edhe Xherdan Shaqirin dhe Alisson Becker, ndërsa Fabinho shton se do të mundohet ta bind edhe Mbappen që t’i bashkohet Redsave.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Liverpoolit

“Ai [Mbappe] ka thënë tashmë se këtë sezon ai do të qëndrojë në PSG, por unë do të përpiqem që ngadalë ta bind atë për të ardhur te Liverpooli”, ka thënë fillimisht Fabinho.

Mbappe dhe Fabinho ishin bashkëlojtarë te Monaco

“Kylian Mbappe më dërgoi një mesazh që më përgëzonte për transferimin te Liverpooli”.

“Fatkeqësisht nuk kam pasur rastin ta përgëzoj për atë që bëri gjatë këtij Kampionati Botëror”.

Lexo po ashtu Lineker: Mbappe ka gjithçka për t'u bërë CR7 i ardhshëm

“Ajo që bëri Franca ishte fantastike, ajo që Mbappe bëri në dy vitet e futbollit profesional është e mahnitshme”.

“Ai është një fenomen dhe duhet të përgëzohet, dhe unë do ta bëjë sa më shpejt që të kem mundësi”, përfundoi mesfushori brazilian. /Telegrafi/

Exit mobile version