Mesfushori i Liverpoolit, Fabinho thotë se nuk ka arsye për t’u transferuar gjatë janarit te Paris Saint-Germain.
Është raportuar në Francë se liderët e Ligue 1 janë të interesuar të nënshkruajnë me ish-yllin e Monacos pas disa muajve të parë të vështirë në “The Anfield Road”.
Fabinho, i cili u bashkua me anglezët për 42 milionë euro në korrik, ka pasur vetëm gjashtë paraqitje nën urdhrat e Jurgen Kloppit.
“Më kanë thënë se ka pasur diçka në shtyp, por kurrë nuk kam thënë se do të doja të largohem nga Liverpooli”, tha ai për UOL kur u pyet për mundësinë e transferimit te PSG.
“Unë e dija se do të më duhej ta pres momentin tim, jam i lumtur në Liverpol, nuk ka asnjë arsye që të largohem”, shtoi ai.
Megjithatë, 25-vjeçari thotë se trajneri nuk i ka dhënë ndonjë arsyetim se pse nuk po luan që nga minuta e parë te The Reds.
Ndryshe, Liverpool aktualisht zë pozitën e dytë të renditjes tabelore të Ligës Premier, ku lider është Manchester City. /Telegrafi/