Telegrafi

Fabinho: Mbappe do të na shkaktojë dhimbje koke me ardhjen e tij te Liverpooli

Fabino ka zbuluar se ai po tenton të transferojë Kylian Mbappen te Liverpooli.

Mesfushori brazilian kishte luajtur së bashku me francezin te Monaco dhe që nga atëherë kanë shoqëri të mirë, mirëpo është një problem.

Fabino ka thënë se nëse Mbappe transferohet te The Reds, atëherë do të shkaktonte dhimbje koke, pasi që sulmin e tyre mjaftë mirë janë përshtatur, Mohamed Salah, Sadio Mane e Roberto Firmino.

“Në këtë moment, ardhja e tij do të shkaktonte dhimbje koke për Liverpoolin sepse treshja jonë e sulmit është shumë e mirë. Por, unë e di cilësinë e Mbappes, ai është tashmë njëri ndër më të mirët në botë”, ka thënë braziliani.

Lexo po ashtu Mbappe për famën e tepërt: Shkaku i tifozëve, marketi duhet të mbyllet – në mënyrë që unë të blejë djathë

“Natyrisht se ai do ta përmirësonte cilëndo skuadër ku do të shkonte. Por, tani ai është lojtar i Paris Saint-Germainit dhe ne duhet ta respektojmë këtë”, ka shtuar më tej ai.

Liverpooli do ta ketë të vështirë transferimin e tij, pasi në garë për të është edhe Real Madridi. /Telegrafi/