Telegrafi

Fabinho i kompleton testet mjekësore te Al Ittihad

Fabrizio Romano ka konfirmuar kalimin e mesfushorit të Liverpoolit, Fabinho në Al Ittihad.

Mesfushori braziliani ka kompletuar testet mjekësore te skuadra arabe dhe tani mbetet vetëm prezantimi.

“Fabinho ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i Al Ittihad, ja ku po shkojmë!”, raporton Romano.

Lexo po ashtu Transferimi i Fabinhos në Arabinë Saudite në rrezik kolapsi për shkak të qenit të tij

“Liverpool dhe Al Ittihad janë ende në pritje për të nënshkruar dokumentet, të miratuar nga testet mjekësore pasi është arritur marrëveshja verbale”.

“Marrëveshja është duke u përfunduar dhe vulosur në kontratë trevjeçare”, bëri të ditur eksperti i transferimeve.

Fabinho është ylli më i fundit që ndjek rrugën e shumë futbollistëve që kaluan nga Evropa për në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/