Fabrizio Romano ka konfirmuar kalimin e mesfushorit të Liverpoolit, Fabinho në Al Ittihad.
Mesfushori braziliani ka kompletuar testet mjekësore te skuadra arabe dhe tani mbetet vetëm prezantimi.
“Fabinho ka përfunduar testet mjekësore si lojtar i Al Ittihad, ja ku po shkojmë!”, raporton Romano.
“Liverpool dhe Al Ittihad janë ende në pritje për të nënshkruar dokumentet, të miratuar nga testet mjekësore pasi është arritur marrëveshja verbale”.
“Marrëveshja është duke u përfunduar dhe vulosur në kontratë trevjeçare”, bëri të ditur eksperti i transferimeve.
Fabinho është ylli më i fundit që ndjek rrugën e shumë futbollistëve që kaluan nga Evropa për në Lindjen e Mesme. /Telegrafi/