Site icon Telegrafi

Fabiani-Milena shkëmbejnë puthjen e parë

Çifti i radhës në këtë edicion të tetë të Big Brother është Fabiani dhe Milena. Banorja më e re në shtëpinë më të famshme në Shqipëri nuk ka humbur fare kohë për tu hedhur në krahët e Fabianit.

Ai dhe Milena që në natën e parë janë afruar dhe kanë qëndruar gjatë gjithë kohës bashkë. Ai i kërkoi që të flenë në një shtrat dhe vajza nuk ia bëri fjalën në dysh.

Nata e sotme dukej shumë e afërt për ata të dy. Pas lojës “Mafia war” dhe bisedave të gjata me Albën dhe Diedoni për ishte të dashurit e tyre duket se i afroi më shumë Milenën dhe Fabianin.

Ata janë shumë pranë njëri-tjetri dhe nuk mund ti rezistojmë dëshirës për të qenë bashkë. Fabiani afrohet që ti jap puthjen e parë ndërsa Milena nuk e pranon si fillim. Por tentativat e saj për t’iu larguar kësaj puthje ishin të kota.

Fabiani tashmë e ka në krahët e tij banoren më të re në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Ata shkëmbejnë përkëdhele,ledhatim dhe puthje të nxehta. Pjesa tjetër e banorëve janë në gjumë ndërsa çifti më i ri në shtëpi po shijojnë njëri-tjetrin.

Exit mobile version