Site icon Telegrafi

FA po e heton një karton të verdhë ku u fitua një shumë e madhe e parave në bastore – Xhaka i dyshuari kryesor

Federata e Futbollit të Anglisë është duke hetuar një karton të verdhë, që nga ai është fituar një shumë e madhe e parave.

Një tifozë kishte vënë bast shumën prej 65 mijë funteve (78 mijë euro)  dhe kishte fituar 130 mijë (156 mijë euro) sosh nga kartoni i verdhë.

FA është duke hetuar ngjarjen në fjalë, por nuk ka pranuar të jap shumë informata.

Zëdhënësi i FA ka konfirmuar se ata janë në dijeni të kësaj çështje dhe janë duke e shqyrtuar atë.

“FA është në dijeni të çështjes në fjalë dhe po e shqyrton atë”, ka thënë zëdhënësi i FA për ESPN UK.

Ndeshja që po dyshohet është ajo mes Leeds United dhe Arsenalit më 18 dhjetor të vitit të kaluar, ku Topçinjtë fituan me rezultat të lartë 1-4.

https://twitter.com/WelBeast/status/1483844693792366597?s=20

Suma të mëdha ishin vënë për kartonin e verdhë të një lojtari të Arsenalit dhe në atë takim nga londinezët është ndëshkuar vetëm Xhaka.

Tanimë tifozët e shumtë në Twitter kanë gjetur momentin e ndëshkimit të Xhakës me karton të verdhë dhe ylli nga Kosova u ndëshkua në mënyrë banale, duke vonuar ndeshjen në minutën e 86-të edhe pse rezultati ishte i thellë 1-4.

Gjithsesi FA po e shqyrton këtë çështje dhe pritet që gjatë ditëve në vijim të marrë një vendim. /Telegrafi/

Exit mobile version