Telegrafi

FA nis hetimet ndaj Arsenalit, pasi tifozët gjuajtën me gjësende Kevin de Bruynen

Arsenali pas humbjes nga Manchester City mund të marrë një tjetër lajm të rëndë.

Topçinjtë janë mposhtur para adhuruesve të vet në Emirates Stadium nga City me rezultat 1-3, në një ndeshje direkte për pozitën e parë.

Mesfushori belg i Cityt, Kevin de Bruyne ishte një nga protagonistët e ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës ndaj Arsenal dhe të fituar 3-1 nga Manchester City.

Ylli i Citizens shënoi golin e parë të skuadrës së tij dhe më pas ishte sërish në qendër të vëmendjes pas një sherri që pati me trajnerin e vendasve Mikel Arteta.

Por kjo nuk është e gjitha, pasi në momentin e zëvendësimit në drejtim të belgut pati hedhje të gjësendeve të ndryshme, kryesisht shishe të plastikës.

E pas hedhjeve të gjësendeve në fushë, FA ka hapur një hetim për Arsenalin.

Kësisoj skuadra londineze mund të dënohet nga Federata e Futbollit të Anglisë edhe pse De Bruyne shpëtoi pa pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/