Arsenali pas humbjes nga Manchester City mund të marrë një tjetër lajm të rëndë.
Topçinjtë janë mposhtur para adhuruesve të vet në Emirates Stadium nga City me rezultat 1-3, në një ndeshje direkte për pozitën e parë.
Mesfushori belg i Cityt, Kevin de Bruyne ishte një nga protagonistët e ndeshjes së zhvilluar mbrëmjen e së mërkurës ndaj Arsenal dhe të fituar 3-1 nga Manchester City.
Ylli i Citizens shënoi golin e parë të skuadrës së tij dhe më pas ishte sërish në qendër të vëmendjes pas një sherri që pati me trajnerin e vendasve Mikel Arteta.
Por kjo nuk është e gjitha, pasi në momentin e zëvendësimit në drejtim të belgut pati hedhje të gjësendeve të ndryshme, kryesisht shishe të plastikës.
E pas hedhjeve të gjësendeve në fushë, FA ka hapur një hetim për Arsenalin.
Kësisoj skuadra londineze mund të dënohet nga Federata e Futbollit të Anglisë edhe pse De Bruyne shpëtoi pa pësuar ndonjë lëndim. /Telegrafi/