Telegrafi

FA Cup: Portsmouthi dhe Arsenali publikojnë formacionet zyrtare

Portsmuthi dhe Arsenali i kanë publikuar formacionet zyrtare për përballjen në 1/8 e finales në FA Cup.

Ndeshja që fillon në ora 20:45 do të zhvillohet në stadiumin “Frayyon Park”, derisa The Gunners shiheni si favoritë.

Topçinjtë që tashmë janë eliminuar nga Liga e Evropës, kanë së paku shansin që të fitojnë trofeun e dytë më të çmuar në Angli.

Në anën tjetër, Portsmouthi do të tentojë të kalojë po ashtu në çerekfinale, mirëpo që ka gjasat më të vogla.

Formacioni startues i Portsmouthit: Bass, McCrorie, Bolton, Burgess, Seddon, Close, McGeehan, Williams, Evans, Harness, Harrison.

Formacioni startues i Arsenalit: Martinez, Sokratis, Luiz, Mari, Saka, Guendouzi, Torreira, Nelson, Willock, Martinelli, Nketiah. /Telegrafi/