Aktorët turq gjithmonë kanë zgjuar vëmendje tek shqiptarët, kjo falë shikueshmërisë së madhe së serialeve turke në vend.
Kenan Imirzalioglu është njëri ndër ta, i cili u bë i famshëm nga seriali “Ezel”, në të cilin luante rolin kryesor.
Ai është shumë i suksesshëm në Turqi, por njëkohësisht edhe një ndër emrat më të përfolur në media.
Një ndër skandalet më të bujshme të tij në media, ishte momenti kur ai u kap në një fotografi teksa puthej me një vajzë, ndonëse ishte i martuar me aktoren Sinem Kobal.
Kjo fotografi ka qarkulluar në mediat turke për ditë me radhë, por asnjëherë nuk u dha një sqarim i hollësishëm rreth saj.
Profesioni prej aktori ia lejon që gjatë punës edhe të shkëmbejë puthje, detyruar nga roli, por një gjest i tillë jashtë ekranit, cilësohet tradhti. /Telegrafi/