Me 14 shkurt, kur në Kosovë po mbaheshin zgjedhjet parlamentare, RTV Dukagjini dhe UBO Consulting kanë organizuar një Exit-Poll dhe njëra nga pyetjet ishte “Sipas jush, kush do të duhej të jetë president i ardhshëm i Kosovës”.
Pyetja nuk ka pasur opsione por qytetarët kanë propozuar vet emra.
Në bazë të këtyre të dhënave respodentët kanë dhënë preferencat e tyre për presidentin si më poshtë:
Vjosa Osmani – 48%
Ramush Haradinaj – 11%
Albin Kurti – 6%
Vlora Çitaku – 5%
Enver Hoxhaj – 4%
Murat Jashari – 3%
Hashim Thaçi – 2%
Isa Mustafa – 2%
Avdullah Hoti – 2%
Tjetër – 9%
Nuk e di – 9%
Kujtojmë sot Kurti dhe Osmani kanë ftuar subjektet politike për takim ditën e hënë, ku do të diskutohet për formimin e institucioneve të reja./Telegrafi/