Telegrafi

EXIT POLL-i nga UBO në RTV Dukagjini për Gjakovën: Ardian Gjini mposht Mimoza Kusarin

Qytetarët e 21 komunave kanë votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.

Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që Komunën e Gjakovës do ta qeveris sërish Ardian Gjini nga AAK.

Lexo po ashtu Të gjitha Exit Poll-et e UBO-s për RTV Dukagjinin

Sipas rezultateve të EXIT POLL-it, Gjini ka marrë 54.4% kurse Mimoza Kusari-Lila e LVV-së ka marrë 45.6%.

Duhet theksuar se këto rezultate nuk janë përfundimtare. /Telegrafi/