Qytetarët e 21 komunave kanë votuar sot në raundin e dytë të zgjedhjeve lokale 2021.
Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompania UBO-Consulting del që Komunën e Gjakovës do ta qeveris sërish Ardian Gjini nga AAK.
Sipas rezultateve të EXIT POLL-it, Gjini ka marrë 54.4% kurse Mimoza Kusari-Lila e LVV-së ka marrë 45.6%.
Duhet theksuar se këto rezultate nuk janë përfundimtare. /Telegrafi/