Qytetarët e Kosovës sot kanë ushtruar të drejtën e tyre demokratike, ku kanë votuar për Qeverinë e ardhshme.
Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 40.3%
Partia Demokratike e Kosovës 21.4%
Lidhja Demokratike e Kosovës 19.3%
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nisma Socialdemokrate 7.2%
Koalicioni për Familjen 1.8% dhe të tjerët 1.1%.
Valon Feka nga UBO-Consulting ka thënë se mostra është e madhe me rreth 15 mijë anketa, me margjinë të gabimit më pak se 1%.
Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga 1 milion e 970 mijë e 944 qytetarë me të drejt vote, në procesin e votimit deri në orën 15:00 kanë marrë pjesë 28.32%. /Telegrafi/