Telegrafi

Rezultatet e Exit Pollit për asambletë e shtatë komunave më të mëdha në Kosovë (FOTO)

E plotësuar: Shkëlzen Maliqi, që ka udhëhequr ekipin e Exit Pollit të Klan Kosovës, ka publikuar në detaje rezultatet e zgjedhjeve lokale, për shtatë komunat më të mëdha në Kosovë.

“Margjina e gabimeve mund të jetë 1-1.5 për qind, maksimum, plus minus”, thotë ai.

Rezultatet në përqindje për asambletë komunale janë si në vijim:

Prishtina: VV (39,5), LDK (29,1)

Peja: LDK (45,3), AAK (24,5)

Gjakova: Alternativa (25,8), AAK (25,3)

Prizreni: PDK (32,9), LDK (22,2)

 

 

Ferizaj: LDK (32,7), PDK (30,2)

Gjilani: LDK (34,5), VV (28)

Mitrovica: PDK (34,5), AKR (20,8). /Telegrafi/

———————————–

EXIT POLLI: PRISHTINA NË BALOTAZH, MES VV-SË DHE LDK-SË

E plotësuar: Gazetari Baton Haxhiu, duke paralajmëruar Exit Pollin e organizuar nga Klan Kosova, thotë se të gjitha partitë politike nuk e kanë arritur rezultatin që kanë arritur në zgjedhjet e përgjithshme.

“Ky është lajm për të gjithë”, ka thënë ai, duke shtuar se veç një komunë në Dukagjin nuk do të shkojë në balotazh. “Ajo që është interesant është se një parti e vogël ka arritur të shkojë në një komunë, me një parti me traditë, në balotazh. Është edhe një parti tjetër pjesë e Qeverisë, në balotazh në një komunë”.

Sipas tij, “partia ma e vjetër ka rikthyer veten”, ndërkaq “partia tjetër ma e madhja deri në kohën e fundit e ka një rezultat goxha keq”.

“Prishtina shkon në balotazh, mes LDK-së dhe Vetëvendosjes”, ka thënë Haxhiu.

Peja ka gjasa fitore të plotë LDK, nëse jo atëherë në balotazh me AAK; Gjakova në balotazh mes Alternativës dhe AAK-së; Prizren në balotazh mes PDK-së e VV-së; Ferizaj në balotazh mes LDK-së dhe PDK-së; Gjilani në balotazh mes LDK-së e VV-së dhe Mitrovica në balotazh mes PDK-së dhe AKR-së. /Telegrafi/

———————————–

EXIT POLL ME BEFASI NË REZULTATE

Derisa ka mbetur mbi një orë deri në përfundimin e procesit të sotëm zgjedhor, 75 për qind e anketave të Exit Pollit të Klan Kosova, janë përfunduar.

Ekipi në krye me analistin Shkëlzen Maliqi janë duke përpunuar të dhënat të cilat priten të publikohen pikërisht pas mbylljes së vendvotimeve nga KQZ.

Maliqi tha se ka befasi të mëdha duke u bazuar në rezultatet e dala të Exit Pollit, për këto zgjedhje lokale.

”Tendencat janë interesante, por s’ka mbetur shumë. Do ketë shumë befasi por duhet të presim deri në 19.00”, është shprehur Maliqi.