Telegrafi

Ewan McGregor e la gruan për Mary Elizabeth, ndërsa tash e ka braktisur edhe dashnorja

(Foto: Getty Images)

Ewan McGregor është braktisur nga femra, për të cilën ai i dha fund martesës 22 vjeçare.

Revista Star bën të ditur se aktori është ndarë nga bashkaktorja në serialin “Fargo”, meqë asaj nuk i pëlqente fakti që e quanin prishëse familjesh dhe e fajësonin për përfundimin e martesës së 46-vjeçarit.

(Foto: Getty Images)

“Mary e urrente turpin e etiketimit si një prishëse familjesh. Ewan vendosi ta linte gruan për të, ndërsa tash duket se i ka humbur të dyja”, ka thënë një burim.

Ky lajm vjen vetëm një muaj pasi McGregor aplikoi për shkurorëzim nga Eve Mavrakis, me të cilën ka qenë i martuar për 22 vite. Nga kjo lidhje, ata kanë tre fëmijë bashkë

Lexo po ashtu Ewan McGregor falënderon edhe gruan edhe dashnoren në Golden Globes (Video)

Aktori dhe Mary Elizabeth ishin kapur duke u puthur në Londër në tetor të vitit të kaluar dhe nga atëherë filloi të përfolej shumë për lidhjen mes tyre.

(Foto: Getty Images

Ndërsa McGregor tërhoqi shumë vëmendje në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Golden Globes, ku në fjalimin e tij e falënderoi edhe gruan edhe dashnoren.

Në evenimentin që u zhvillua në muajin janar, aktori skocez fitoi Globin e Artë për rolin e tij në serialin “Fargo”. /Telegrafi/