Telegrafi

Evropa do të rinisë vaksinimin me AstraZeneca

Franca dhe Italia po përgatitën të heqin pezullimin e tyre të vaksinës AstraZeneca, pasi rregullatori evropian tha se ishte plotësisht i bindur se përfitimet e kësj vaksine tejkalonin çdo rrezik, sipas thetimes.co.uk.

Presidenti francez, Emmanuel Macron dhe kryeministri italian, Mario Draghi thanë se ata do të rifillonin menjëherë administrimin e vaksinës AstraZeneca nëse nesër do të merret miratimi nga Agjencia Evropiane e Barnave, raporton ATSh.

Një deklaratë nga EMA se nuk kishte asnjë shenjë që vaksinimi kishte shkaktuar mpiksje gjaku u përshkrua nga Macron dhe Draghi si inkurajuese.

Shtatëmbëdhjetë vende evropiane kanë pezulluar përdorimin e kësaj vaksine gjatë ditëve të fundit.

Në përgjigje të shqetësimit se pezullimi mund të ngadalësojë edhe më tej normat e imunizimit në kontinent, Komisioni Evropian u ka kërkuar qeverive të ndalojnë uljen në rezervat e vaksinave.