Site icon Telegrafi

Evropa në luftë!

Presidenti amerikan, Barack Obama, si dhe liderë tjerë të botës kanë ngushëlluar kryeministrin belg, Charles Michael, dhe i kanë ofruar përkrahjen e tyre pas sulmeve terroriste në Bruksel.

“Ne duhet të mbetemi të bashkuar, pa marrë parasysh nacionalitetin, racën apo besimin në luftë kundër kamxhikut të terrorizmit”, tha Obama, gjatë një konference për shtyp të mbajtur në Kubë, ku gjendet në vizitën e tij historike, raporton Reuters.

“Ne mundemi dhe do të mposhtim ata që kërcënojnë sigurinë e njerëzve në gjithë botën”.

Në Paris, ku Shteti Islamik vrau 130 njerëz nëntorin e vitit të kaluar, Kulla e Eifellit u ndriçua me ngjyrat e flamurit belg, në atë që ishte shfaqje e solidaritetit me Brukselin shkruan sot Koha Ditore..

“Ne jemi në luftë dhe kemi qenë subjekt i akteve të luftës në Evropë në disa muaj të fundit”, tha kryeministri francez, Manuel Valls.

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha se Gjermania do të punojë me Belgjikën për të gjetur dhe për t’i dënuar përgjegjësit për sulmet vrasëse në Bruksel.

Exit mobile version