Telegrafi

Evropa dhe Azia kanë veturat më të sigurta

Veturat evropiane dhe ato aziatike janë përzgjedhur si më të sigurtat nga instituti për siguri në trafik.

Acura, BMW, Honda, Infiniti, Lexus, Mazda, Mercedes-Benz, Mitsubishi, Subaru, Toyota dhe Volvo janë përzgjedhur si veturat më të sigurta në botë për vitin 2015.

Si brend, Toyota ishte më e suksesshmja duke fituar gjithsej 5 çmime për “Top Përzgjedhjen e sigurt”.

Sipas presidentit të këtij instituti, veturat e tanishme janë më të sigurtat në histori.

“Ky është lajm i mirë për klientët që kanë pasur aksidente sivjet. Veturate vitit 2015 janë shumë më të sigurta në krahasim me 15 vjet më parë”, thuhet në komunikatën e këtij instituti.

Të gjitha këto vetura janë testuar në sistemin mbrojtës dhe sipas institutit për Siguri meritojnë të përzgjidhen nga shoferët.

Ky institut është i fokusuar në reduktimin e vdekjeve, lëndimeve dhe dëmtimeve tjera nga aksidentet në trafik. /Koha/