Patrice Evra ka vazhduar kontratën me skuadrën e Juventusit.
Mbrojtësi francez nuk do të largohet nga Juve, pasi ka vendosur të vazhdojë edhe për një sezon me kampionin e Italisë.
Kontrata e ish-mbrojtësit të Manchester United, skadonte me 1 korrik 2016, por drejtuesit e Zonjës së Vjetër kanë vendosur t’ia vazhdojnë edhe për një vit, deri 1 korrik 2017, me mundësi vazhdimi edhe për një tjetër.
Ndryshe, reprezentuesi francez, 35-vjeçar, është bashkuar me gjigantin italian si transferim i lirë në vitin 2014. /Telegrafi/