Patrice Evra ka thënë se i ka propozuar shokut të tij Paul Pogba të bashkohet me Manchester Unitedin.
Mesfushori la Juventusin për tu bashkuar me klubin nga Liga Premier për 105 milionë euro.
“I thash se nëse e mendon largimin, duhet të bashkohesh me Unitedin”.
“Juve është klub i madh dhe nëse do të qëndronte do të isha i lumtur, por i thash se Man United është një mundësi e madhe”.
Evra bëri sikurse Pogba duke u bashkuar me Olympique Marseillen pas gjashtë muajsh.
“Paul është si një vëlla për mua dhe e dua më të mirën për të. Do të vrisja njerëz nëse do t’i bënin keq me qëllim, pasi që ai ka një zemër të mirë”, ka thënë francezi. /Telegrafi/