Patrice Evra ka thënë se Paul Pogba do të qëndrojë te Manchester Unitedi, megjithëse nuk e di se sa do të mbetet objektivi i Real Madridit me gjigantët e Ligës Premier.
Pogba është lidhur me një largim nga Unitedi pasi Real Madridi dhe ish-klubi i tij, Juventus, thuhet se e duan fituesin e Kupës së Botës.
Mbretërit kanë shumë dëshirë ta sjellin Pogban në Santiago Bernabeu para se të mbyllet afati kalimtar, megjithëse Unitedi besohet se dëshirojnë një shifër rreth 200 milionë euro për të.
Në fillim të këtij muaji, Evra pretendoi se Pogba nuk ndjehet i dashur te Unitedi, por e ka këshilluar bashkatdhetarin e tij që të qëndrojë në Old Trafford.
“Paul është i përqendruar, Paul është në Manchester dhe ai do të qëndrojë në Manchester”, ka thënë fillimisht Evra, i cili fitoi pesë tituj të Ligës Premier dhe një Ligë të Kampionëve me Unitedin.
“Ka pasur diskutime, por është mirë për klubin dhe është mirë për të që ai të qëndroj. Tani duhet të përqendrohemi, do të shohim ndër vite nëse ai qëndron, por tani do të ishte e vështirë për të të largohej nga Manchesteri”.
“Largimi në fund të afatit kalimtar kur sezoni tashmë ka filluar nuk bën. Shpresoj se ai do të ketë një sezon të shkëlqyeshëm me Manchester”.
“Paul, ai është vëllai im, kështu që ai është më i miri për mua. Nëse ai nuk është i lumtur, unë do t’i them Paulit të largohet. Nëse ai është i lumtur, unë do t’i them atij të qëndrojë. Por, për t’ju thënë të vërtetën, do ta këshilloja që të qëndronte”, përfundoi francezi. /Telegrafi/