Site icon Telegrafi

Evra mund të kthehet në Angli

Mbrojtësi francez, Patrice Evra mund ta braktisë Juventusin qysh në afatin kalimtar të janarit.

Paraqitjet e mira të Alex Sandros kanë detyruar Allegrin që Evran ta lë zgjedhje të dytë si mbrojtës i krahut të majtë.

Kësisoj francezi po mendon largimin nga ‘Zonja e Vjetër’, për të gjetur një skuadër ku mund të luaj rregullisht.

E ardhmja e tij duket në Angli pasi ish-reprezentuesi francez ka një ofertë serioze.

Është West Ham United që i ka ofruar kontratë dy vjeçare Evras me dy milionë euro në stinor.

Kujtojmë që 35-vjeçari ka kontratë me Juventusin deri në qershor të vitit 2017. /Telegrafi/

Exit mobile version