Mbrojtësi francez, Patrice Evra pritet të jetë ndër lojtarët e parë që do të largohet nga Juventusi.
Ish-reprezentuesi i Francës është në fund të kontratës dhe kërkon largimin në janar.
Ai ka humbur vendin e titullarit nga Alex Sandro, ndërsa pritet largimi i tij gjatë këtij muaji nga kampionët e Italisë.
Së fundmi në garë për 35-vjeçarin është futur edhe skuadra spanjolle Valencia.
Përpos Valencias, ish-anëtari i Manchester United po kërkohet edhe nga West Ham United. /Telegrafi/