Patrice Evra ka thënë se nuk është i befasuar nga të arriturat e Cristiano Ronaldos deri më tani në karrierën e tij.
Ylli portugez arriti në kuotën e 701 golave në fundjavën e kaluar, derisa i duhen edhe 67 gola për ta thyer rekordin e Peles si golashënuesi më i mirë në histori të futbollit.
Evra ka deklaruar se nuk befasohet me atë se çfarë bën 34-vjeçari në fushë dhe me të arriturat e tij.
“Nuk jam i befasuar”, ka thënë francezi në një intervistë për Sky Sports.
“Më kujtohet kur bisedoni me Cristianon dhe Topin e tij të parë të Artë, derisa më thoshte se duhet t’i fitonte së paku pesë”.
“Dhe ja ku është, ai ka fituar pesë Topa të Artë dhe është një makineri e gola. Të jem i sinqertë, unë zgjedh Ronaldon gjithmonë para Leo Messit, argjentinasi është më shumë si një dhuratë, gjeras Ronaldo e ka bërë me punë të madhe gjithë suksesin”, ka shtuar më tej Evra.
11 vite më pas portugezi e fitoi Topin e pestë të Artë dhe e ndihmoi Real Madridin ta fitonte titullin e 12-të të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/