Site icon Telegrafi

Evra e do yllin e Juventusit te Marseille

Patrice Evra ka thënë se do të dëshironte ta shihte me fanellën e Marseilles, shokun e tij që luanin bashkë të Juventusi, Mario Mandzukicin.  

Lojtari i kombëtares franceze kaloi në Ligue 1 në afatin kalimtar të janarit.

“Mandzukic është sulmues i madh, ai do të kishte shumë sukses në Francë”.

“Do të doja që ta shihja me fanellën e Marseilles. Mendoj që blerja e Mandzukicit, do të ishte blerje e shkëlqyer”.

Kroati njihet si lojtarë që ka luajtur në shumë kampionate si në Kroaci, Gjermani, Spanjë dhe Itali. /Telegrafi/

Exit mobile version