Legjenda e Manchester Unitedit, Patrice Evra është duke u lidhur me një rikthim shokues në Old Trafford, por jo si futbollist.
Sipas mediumit RMC, Evra ka folur me drejtorin e përgjithshëm të Unitedit, Ed Woodward.
Por, kësaj radhe francezi do të vinte për një rol jashtë fushës në klub dhe jo si futbollist.
Mbrojtësi francez thuhet se foli me Woodward gjatë humbjes të së shtunës të Unitedit nga West Hami në London Stadium.
Evra ende nuk ka dalë në pension si futbollist, pasi ka kontratë me Çekanët deri në muajin qershor.
Megjithatë, ai tani mund të ecë për një rol drejtues te Unitedi për të forcuar klubin në lidhje me menaxhimin.
Evra zbuloi sezonin e kaluar se Jose Mourinho donte të ri-nënshkruante me atë derisa ishte ende me Juventusin, por kjo gjë u bllokua nga drejtorët e klubit. /Telegrafi/