Patrice Evra dhe Pagul Pogba nuk ishin vetëm bashkëlojtar te Juventusi, por edhe shumë miq të mirë.
Mbrojtësi francez nuk e ka harruar Pogban edhe pas kalimit te Manchester Unitedi për 115 milionë euro.
Me këtë rast Evra ka bërë shaka me mesfushorin francez, e gjitha kjo pasi ka parë rrëmujën që e ka lënë ky i fundit në zhveshtoren e Zonjës së Vjetër.
“Së paku është dashur të zbrazësh dollapin. Shpresoj që nuk je duke pritur që unë t’i sjelli gjërat e tua në Mançester”, ka shkruar Evra në Instagram. /Telegrafi/