Telegrafi

EVN do t’i kompensojë aparatet shtëpiake që janë djegur shkaku i energjisë elektrike

Qytetarët të cilët kanë njoftuar ditëve të fundit se u janë djegur aparetet shtëpiake, mund të marrin kompensim nga EVN-ja, nëse vërtetohet se arsyeja e prishjes së aparatit është ndalesa e shpeshtë e energjisë elektrike, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Sipas procedurës, duhet të dorëzohet kërkesë deri tek qendra e EVN-së, pastaj komisioni do të bëjë vlerësimin e duhur dhe do të përgatit përgjigje. Në rast se arsyeja e prishjes së aparatit nuk është EVN-ja, dhe shfrytëzuesi nuk është i kënaqur nga kjo, rastin mund ta dorëzojë në gjyq. Nëse vërtetohet se EVN-ja është arsye e prishjes së aparateve dhe të njëjtit mund të rregullohen atëherë ata do të servisohen, ndërsa nëse janë të djegur tërësisht EVN do të kompesojë me shumë të caktuar parash, në përputhje me dëmin”, thonë nga EVN-ja./Telegrafi/