EVN Maqedoni deri më tani ka kyçur mbi 13.000 përdorues, respektivisht mbi 95 për qind të numrit të përgjithshëm të përdoruesve në rajonin e kapluar nga vërshimet, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Nga EVN Maqedoni informojnë se pa furnizim me energji elektrike aktualisht janë disa qindra shfrytëzues, të cilët furnizohen nga trafo-stacioni i cili gjendet nën ujë dhe shfrytëzuesit që nuk dëshirojnë të kyçen për shkak të instalimit të shkatërruar të brendshëm. Ekipet mbeten në terren derisa nuk normalizohet në tërësi të furnizimit me energji elektrike.
Në kumtesë theksohet se ndërrimi i orëve matëse në rajonet dhe sanimi i rrjetit është në ngarkesë të EVN Maqedoni dhe asnjë shfrytëzues nga këto rajone nuk ka paguar për këtë shërbim./Telegrafi/