Këngëtarja Evi Reçi është shumë e pëlqyer dhe e dashur nga publiku për zërin e saj.
Ka disa muaj që nuk ka sjellë ndonjë projekt të ri muzikor, megjithatë pritet që së shpejti ajo të ketë gati për fansat diçka të re.
Evi është ndërkohë shumë aktive në rrjetet sociale, në të cilat është mjaft e ndjekur nga fansat.
Shpesh, këngëtarja preferon të ndajë me fansat ndonjë imazh nga jeta e përditshme, ndërsa shquhet për fotografitë e bukura dhe artistike që realizon.
Një imazh të tillë, ajo e ka publikuar për fansat së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.
Evi shfaqet mjaft tërheqëse në një fustan blu, teksa qëndron e ulur në një stol në mes të pyllit.
Pamja prej biondeje dhe grimi i lehtë, i jepnin asaj një pamje edhe më atraktive, si të ishte “zanë pylli”.
Përndryshe, “Dorëzohu” mbetet kënga e fundit që këngëtarja Reçi publikoi vitin e kaluar, me të cilën u prezantua në festivalin ‘Kënga Magjike’. /Telegrafi/