Telegrafi

Evi Reçi rikthehet në “Kënga Magjike” pas tetë vitesh me një këngë të veçantë (Foto/Video)

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Evi Reçi do t’i rikthehet garës së konkurrimit, duke marrë pjesë në festivalin “Kënga Magjike 2017”.

Telegrafi merr vesh se këngëtarja do të paraqitet në këtë festival me një këngë pak më të veçantë.

Bëhet fjalë për një këngë të kompozuar nga autori i njohur Darko Dimitrov, tekstin e së cilës e ka shkruar artisti nga Kosova, Yll LImani.

Evi Reçi

Kënga e re e Evit do të jetë në stilin indie-pop, ndërsa teksti i saj do të bëjë fjalë për paqartësinë e ndjenjave nga personi i zemrës.

Hera e fundit që këngëtarja Evi Reçi u paraqit në festivalin “Kënga Magjike”, ishte viti 2009, ku u prezantua me këngën “Jeton tek ti”.

Aso kohe, këngëtarja kishte realizuar një performancë të veçantë në Pallatin e Kongreseve, nga ku edhe ishte shpërblyer me “Çmimin Televiziv” në natën finale.

Evi shpreson që të njëjtin sukses ta përsërisë edhe këtë vit në “Kënga Magjike 2017”. /Telegrafi/