“Kur unë një gjë e du” është titulli i këngës më të re, të cilët e ka publikuar Evi Reçi dhe e ka shoqëruar me videoklip.
Për muzikën e kësaj kënge është kujdesur Olsa Toqi, e cila po ashtu ka kontribuuar edhe në shkrimin e tekstit së bashku me Arjola Shehun.
Sergio Hajdini e ka bërë orkestrimin e këngës, ndërsa videoklipin e ka xhiruar produksioni Pro…Video.
Për videon muzikore është kujdesur vet Evi, e cila e ka bërë skenarin dhe regjinë e klipit.
Pritet që kënga e re që është e një stili më të veçantë të pëlqehet nga fansat e shumtë të këngëtares. /Telegrafi/