Këngëtarja simpatike Evi Reçi, ka pak ditë që ka ardhur nga Italia tek familjarët e saj në Shqipëri.
E ndërsa vetëm pak ditë më pas, bukuroshja vendosi që të vizitojë Prishtinën, qytet ky me të cilin është shumë e lidhur.
Në rrjetet sociale, Evi ka publikuar disa fotografi, ku shfaqet mjaft atraktive në pamjen e saj prej biondeje.
Ndërkohë, pak orë më vonë ajo hodhi edhe një tjetër imazh në InstaStory, ku tregoi se gjendet në një nga studiot muzikore në Prishtinë.
“Le të provojmë diçka të re”, ka shkruar këngëtarja në mbishkrimin e fotografisë, me çka ka bërë të ditur se i është përveshur punës për projektin e saj të ri muzikor.
Kujtojmë që paraqitja e saj e fundit ishte ajo në festivalin “Kënga Magjike 2017” me këngën “Dorëzohu”, ku u pëlqye dhe u komplimentua mjaft për interpretimin e saj. /Telegrafi/