Evertoni është futur edhe zyrtarisht në garë për transferimin e Isco Alarconit në afatin kalimtar të janarit nga Real Madridi.
Carlo Ancelotti e pëlqen shumë lojën e spanjollit, duke e përshkruar atë si një lojtar shumë inteligjent.
“Nuk më pëlqen të fals për lojtar që nuk janë pjesë e skuadrës time, por që mund të them se ai është një lojtar shumë inteligjent dhe këtë e ka treguar edhe te skuadra ku luan”, ka thënë shkurtazi strategu italian.
Sipas asaj që raporton The Sun, Ancelotti është duke menduar që të ofrojë Iscon në Goodison Park në janar.
Real Madridi në anën tjetër është i gatshëm që të dërgojë spanjollin në huazim duke kërkuar rreth 20 milionë euro.
Por, Evertoni dëshiron të marrë atë në formë huazimi me të drejtë blerje në fund të edicionit për shumën e 30 milionë eurove. /Telegrafi/